“Militante e pakontrolluar, sharlatane, në tre muaj bëri gabime që s’janë bërë për 13 vjet”

19:55 | 10 Korrik 2021

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Jasahmte, Donika Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut se Kosova nuk duhet ta fajësojë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.

Zogaj duke e cilësuar Gërvallën një militante të pakontrolluar, thotë se në 3 muaj ka bërë gabime në nivel ndërkombëtar të pakrahasueshme me asnjë ministër të Jashtëm të Kosovës në këto 13 vite.

Analisti Zogaj nuk hezitoi ta quajë Gërvallën “militante e pakontrolluar” dhe “sharlatane”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Zogajt:

Reagimi i plotë: Nje shoqeri ishte cu ne kembe edhe s’paten lene gje pa thene per Atifete Jahjagen si presidente. Media alternative e asaj kohe e pat be shenjestren me te lehte te mundshme per me e ofendu ne cdo nivel. Nderkohe, Atifete Jahjaga ka qene perfaqesimi me dinjtoz per 5 vite. E ne anen tjeter, ministrja e jashtme e Kosoves, nje militante e pakontrolluar, ne 3 muaj ka bere gabime ne nivel nderkombetar, te pakrahasuar me asnje minister te jashtem te Kosoves per 13 vite. Cfare sharlatane.

Komento: