Mimoza Kusari komenton garën për kryetarë komunash dhe vetëm një kandidate femër

21:15 | 10 Korrik 2021

Zgjedhjet lokale po afrohen, veç një grua kandidate për kryetare.

Mimoza Kusari është e vetmja grua ish kryetare e një komune, Shoqëria Civile kritikon partitë po lënë anash gratë.

Është e vetmja grua në historinë e Kosovës të cilës iu besua qeverisja e një komune.

Mimoza Kusari Lila ishte kryetarja e pare grua në Gjakovë dhe në mbarë vendin.

Por ajo si e tillë, mbeti edhe e fundit.

Pas saj asnjë grua nuk qeverisi më komunë.

Mos përfshirja e grave në politika lokale duket se nuk do të ndryshojë as në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Deri tash kandidatja e vetme grua e cila po garon për kryetare është Hyrie Dobrunaj nga LDK.

Kjo parti me të i hyri garës në Deçan, komunën e cila nuk ishte kurrë bastion i LDK-së

Kusari tregon edhe arsyen se pse mendon se kjo gjë po ndodh.

Për mos përfshirjen e grave nëpër komuna të revoltuara janë edhe nga organizata QIKA.

Përpos LDK-së që po garon në Deçan me Hyrie Dobrunaj, partitë tjera deri më tash nuk kanë zyrtarizuar kandidimin e asnjë gruaje.

AAK është ndër partitë e para që zyrtarizoi kandidaturat, mirëpo nuk kanë asnjë grua deri tash.

Nga Vetëvendosje ende nuk e kanë shpallur asnjë kandidat, por ata thonë se synojnë të përfshijnë sa më shumë gra në këto zgjedhje.

Kurse, nga PDK nuk kanë dhënë përgjigje se a do të kandidojnë gra në zgjedhjet lokale të tetorit, e ajo që dihet është se as kjo parti deri tash nuk ka shpallur kandidaturë të ndonjë gruaje.

Komento: