
Çfarë rastësie, Ronaldo dhe Messi fituan trofeun e parë me kombëtaret e tyre në të njëjtën datë.
Dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë një të ‘përbashkët’.
Ronaldo dhe Messi kanë fituar trofeun e parë me kombëtaret e tyre të njëjtën datë 10 Korrik, shkruan lajmi.net.
Ishte data 10 Korrik viti 2016 kur Ronaldo fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë pasi mposhtën në finale Francën 1-0.
Saktësisht pesë vite më vonë më 10 Korrik 2021 ishte Messi që fitoi trofeun e tij të parë me Argjentinën.
34-vjeçari, ‘theu’ mallkimin me Argjentinën dhe fitoi trofeun e parë pas katër finaleve të humbura ndër vite.
Të dy futbollistët ishin kritikuar me vite të tëra për faktin që kishin fituar trofe vetëm në nivel klubesh, por kjo ka mbetur në të kaluarën pasi tani të dy kanë trofe të fituar me kombëtaret e tyre.