Penalltitë do vendosin fituesin e finales, Itali-Angli

23:44 | 11 Korrik 2021

Ka përfunduar edhe koha shtesë në ndeshjes finale mes Italisë dhe Anglisë.

Pavarësisht dy pjesëve nga 15 minuta, rezultati mbeti i njëjtë 1 – 1.

Luke Shaë (2′) dhe Leonardo Bonucci (67′) shënuan gjatë kohës së rregullt, mirëpo asnjëra nga dy skuadrat nuk e gjeti golin në kohën shtesë.

Anglia ishte më e rrezikshme duke ndërtuar disa aksione të bukura, por u mungoi konkretizimi.

Nga ana tjetër, Italia provoi përmes kundëraksioneve më shumë, ngase lojtarët ishin të lodhur dhe nuk mundeshin të vraponin.

Tani, penalltitë do vendosin se kush do jetë kampioni i ri i Evropës.

Komento: