
FC Barcelona ka shprehur interesim për mesfushorin e Lillet, portugezin Renato Sanches.
Bëhet e ditur se Lille tashmë e ka nxjerrë në shitje Sanchesin dhe për ta lënë të lirë po kërkon rreth 30 milionë euro.

Te Barcelona, janë të gatshëm të bëjnë një investim të tillë pasi e shohin Sanchesin si përforcim të duhur për mesfushën.
Sanches pati paraqitje të mira me Portugalinë në “Euro 2020” kurse me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit 2023.