Vetëm një vit pasi u transferuar në Milan, talenti i madh largohet nga ‘San Siro’

12:27 | 12 Korrik 2021

Vetëm një vit pasi u bashkua me Milanin për rreth 4 milionë euro, aventura e Jens Petter Hauge në Itali do të marrë fund.

Me disa klube të interesuara, Milani po shikon fitimin e kapitalit, përcjell ORAinfo.

Anësori norvegjez nuk gjeti hapësirë të Milan në fund të sezonin të kaluar.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Milan të mos llogarisin në të për sezonin e ri.

Gazzetta Dello Sport raporton se Hauge ka oferta nga Bundesliga, me të interesuar si Eintracht
Frankfurt dhe Wolfsburg, dhe çmimi është vendosur në rreth 12 milionë euro.

Duke marrë parasysh që ata paguan 4 milionë euro, Milani do të fitojë një kapital të mirë dhe ata do të jenë në gjendje të riinvestojnë paratë në treg.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i Hauge. /ORAinfo/

Komento: