Reali synon transferimin e lojtarit qe shkëlqen në ‘Euro 2020’

14:56 | 12 Korrik 2021

Skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Mikkel Damsgaard, i cili shkëlqeu te Danimarka në Kampionatin Evropian.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se drejtuesit e Realit pritet të kontaktojnë Sampdorian në lidhje me Damsgaardin.

Bëhet e ditur se Reali është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim për 21-vjeçarin, i cili shënoi dy gola në pesë paraqitje në Kampionatin Evropian.

Damsgaard ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024 kurse krahas Real Madridit, interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur edhe Barcelona, Liverpooli, Evertoni, Milani, Interi, Juventusi e Roma.

Komento: