Insigne në Milan, vjen lajmi i fundit nga Italia

17:52 | 12 Korrik 2021

AC Milan po monitoron situatën përreth yllit të Napolit, Lorenzo Insigne.

ll Corriere dello Sport shkruan se situata e rinovimit të Napolit me lojtari italian është ende e pasigurt, por palët duhet të takohen pasi lojtari t’i përfundoj pushimet pas Kampionatit Evropian, përcjell ORAinfo.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis do të donte të ulte pagën që merr lojtari, por Insigne – duke pasur parasysh edhe paraqitjet e tij të shkëlqyera në Euro 2020 – shpreson të mbajë pagën e tij aktuale prej 5 milionë euro neto në sezon në vend që të marrë një ulje.

Nëse Napoli nuk gjenë gjuhë të përbashkët me lojtarin, disa ekipe janë duke tentuar transferimin e tij.
Milan është në pozitë të mirë për të arrit marrëveshje me lojtarin.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e yllit italian. /ORAinfo/

Komento: