
De Paul kompleton transferimin te Ateltico Madrid.
Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e mesfushorit De Paul nga Udinese.
Pas shkëlqimit në Seria A dhe në Kupën e Amerikës me Argjentinën, De Paul është prezantuar si lojtar i “Los Rijoblancos”, shkruan lajmi net.
De Paul ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe këtë e konfirmoi klubi madrilen përmes një komunikate.
“Atletico Madrid dhe Udinese kanë arritur marrëveshje për transferimin e Rodrigo de Paul. Argjentinasi ka kryer testet mjekësore dhe nënshkruar kontratë pesëvjeçare”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Ateltico për De Paul do paguajë plotë 35 milionë euro.