
Felipe Anderson është rikthyer tek Lazio.
Felipe Anderson ka arritur në Romë ku do të prezantohet si lojtar i Lazios, shkruan lajmi.
Lazio e ka publikaur një fotografi të Anderson ku shihet me shallin “Biancocelest” në veturë.
Ai do të prezantohet në orët e ardhshme gjatë ditës së sotme si lojtar i Lazios.

Shifra e transferimit të tij thuhet të jetë rreth tre milionë euro, shumë të cilën Lazio nuk do ta paguajë sepse “Biancocelestët” duhej të merrnin tre milionë nga shtesat e transfermit të Anderson tri vite më parë në Londër.
Ndërkohë, West Ham United do të marrë 50% të shumës së shitjes së Anderson në të ardhmen.