
Luis Alberto i ofrohet Milanit
Luis Alberto dëshiron që të largohet nga Lazio këtë verë. Ai ende nuk i është përgjigjur thirrjes së skuadrës për edicionin e ri, por trajneri Maurizio Sarri insiston se lojtari bën pjesë në planet e klubit.
Mediat në Itali raportojnë se menaxheri i lojtarit ka biseduar me drejtuesit e Milanit, të cilëve ua ka ofruar Alberton.

Bëhet e ditur se edhe Milani e admiron lojtarin, por çmimi prej 50 milionë eurosh që është vendosur nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito, e bën të vështirë realizimin e këtij transferimi.
28-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me një kthim në La Liga, por si duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë.