A do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi i punonjësve shëndetësorë në Kosovë?

20:40 | 13 Korrik 2021

Kosovë, a do të bëhet i detyrueshëm vaksinimi i punonjësve shëndetësorë?

Vendimi i Greqisë dhe Francës për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë solli në vëmendje çështjen e vaksinimit kundër Covid-19 të punonjësve shëndetësorë në Kosovë. Nuk u kumtuan të dhënat e plota zyrtare të mantelbardhëve të pavaksinuar por në Odën e Mjekëve të Kosovës pohojnë se janë vaksinuar rreth 60 për qind e mjekëve. Ndër specialistë të fushës ka pikëpamje se ky model i Francës duhet të aplikohet edhe në Kosovë.

Kosova ka rreth 14 mijë punonjës shëndetësorë por nuk dihet se sa prej tyre u vaksinuan deri më tani kundër Covid-19. Në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë nuk i kishin këto të dhëna.

Ndërsa në Odën e Mjekëve të Kosovës edhe pse nuk kishin të dhëna të sakta thanë se nga rreth 4 mijë mjekë sa ka Kosova janë vaksinuar rreth 60 për qind e tyre.

Në Ministrinë e Shëndetësisë për RTV21 nuk dhanë ndonjë përgjigje se sa punonjës shëndetësorë janë vaksinuar deri më tani.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se ky model duhet të aplikohet edhe në Kosovë.

Ndërsa në Odën e Mjekëve të Kosovës thonë se punonjësit shëndetësorë duhet të reflektojnë dhe gjithsesi të vaksinohen pa pasur nevojë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.

Komento: