Milan me dy transfere të reja

19:50 | 13 Korrik 2021

Dy transferime të reja nga Milani.

Olivier Giroud ka arritur marrëveshjen me Milanin me një kontratë 2 vjeçare por Rossonerët nuk e kanë ndërmend që të ndalen me kaq.

Edhe dy transferime të reja janë duke u bërë gati nga Paolo Maldini të cilat pritet të zyrtarizohen ditëve të ardhshme.

Emri i parë është ai i Brahim Diaz, kartoni i të cilit do të blihet përfundimisht nga Real Madrid, skuadër kjo sa ishte në krye Zinedine Zidane nuk lejonte shitjen e tij.

27 milionë euro pritet që ti kushtojë ai Rossonerëve.

Emri tjetër është ai i mbrojtësit të majtë të Lille, Fode Ballo-Toure i cili ka rënë dakord për tu transferuar tek Milan

Komento: