Flet mjeku kujdestar nga Deçani: Vetëm sot janë trajtuar mbi 300 pacientë

23:38 | 13 Korrik 2021

Mjeku kujdestar nga Deçani: Vetëm sot janë trajtuar mbi 300 pacientë.

Mjeku kujdestar në QKMF, në Deçan, Egzon Rexhaj ka treguar gjendjen aktuale të qytetarëve të helmuan nga komuna e Deçanit.

Sipas Rexhajt pacientët të cilët janë në gjendje më të lehtë po trajtohen me terapi orale, ndërsa kemi edhe raste me të rënda që po trajtohen me terapi parenterale

“Me vjellje, temperarurë, lodhje dhe plogështi, kemi raste më të lehta që po trajtohen me terapi orale, ndërsa kemi edhe raste me të rënda që po trajtohen me terapi parenterale, shumica e pacientëve po trajtohen ambulantorë këto në QKMF, kemi një numër të vogël prej tyrë që kanë nevojë spitalorë” tha Rexhaj ” tha Rexhaj.

Tutje Rexhaj tha se ne momentin fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë është i madhë, dhe se

“Momentalisht kemi një fluks mjaft të madh, por çfarë ndodhë në vazhdim nuk mund ta dimë, sepse nuk e dijmë edhe shkaktarin që ka shkaktar këtë gjendje”, tha Rexhaj në Kanal10.

Komento: