Valon Syla ofendohet rëndë nga mërgimtarja: “Me kanë si ti bi në shole të WC edhe ia lshoj ujin”

09:41 | 14 Korrik 2021

Mërgimtarja ofendon rëndë Valon Sylën: “Me kanë si ti bi në shole të WC edhe ia lshoj ujin”.

Gazetaren e T7 derisa ishte në lidhje direkte e ka ndaluar një mërgimtare, që ka dashur të ia dërgojë një mesazh gazetarit Valon Syla, raporton Gazeta Express.

Në një lidhje direkte në emisionin #gjesisummer, kjo grua nga Zvicra që ka ardhur në pushime në Kosovë, ka thënë se ka dëshirë që t’ia dërgojë një mesazh Sylës.

“Qatij Valon Sylës një përshëndetje të madhe, të marroftë Allahu, me kanë si ti në shole të WC bi edhe ia lëshoj ujin, për gërrnacat që po thotë”, ka thënë ajo.

Ditëve të fundit, gazetarit Valon Syla mërgimtarët që po vijnë në pushime ia kanë dërguar disa selame.

Komento: