Këto janë të gjitha masat e reja të marra sot.
Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid.
Me këtë rast është zgjatur orari i mbajtjes së dasmave, e ahengjeve tjera deri në orën 01:00.
Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.
Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sipas të dhënave të IKShKP-së, në Kosovë ka situatë epidemiologjike të qëndrueshme.
Ndërsa, qytetarët edhe më tej do të duhet të bartin maskën si masë mbrojtëse.
Mbajtja e maskës do të jetë obligative përveç se Gjatë ecjes në ambientet e jashtme vetëm, gjatë ngasjes së automjetit, vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.