Ish-këshilltari i Isa Mustafës kërkon protestë gjithë-popullore për shkarkimin e Albin Kurtit

19:20 | 14 Korrik 2021

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka deklaruar se të gjithë bashkë duhet të organizojnë një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar shkarkimin e Albin Kurtit, kjo për shkak të sorollatjes nëpër hotele luksoze.

Gecaj tha se kjo po bëhet ndërkohë që në Kosovë ka qytetarë të helmuar.

“Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i tij:

KURTI IK!

Partitë në pushtet, opozita, shoqëria civile, si dhe qytetarët e vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar.

Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve, të kërkohet zëvendësimi i tij me Besnik Bislimin, i cili u “sakrifikua” në atë masë për vendin saqë shkoi në komision parlamentar drejtpërdrejtë nga klinika, pas trajtimit me infuzion, dhe pastaj edhe udhëhoqi mbledhjen e kabinetit qeveritar!

Komento: