Prangoset dhunshëm Dardan Molliqaj me shokë

12:37 | 16 Korrik 2021

Arrestohen dhunshëm Dardan Molliqaj me shokë.

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes, shkruan Gazeta Express.

Në këtë aksion sipas pamjeve të publikuara në media në mënyrë të dhunshme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët, Zgjim Hyseni dhe Nol Nushi.

Në mesin të arrestuarve është edhe një i moshuar.

Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata shkruajtën “zhvatës”, në makinat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Komento: