MSH nis shpërndarjen e insulinave

15:58 | 16 Korrik 2021

Ministria e Shëndetësisë nis shpërndarjen e insulinave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot do të filloj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Gazeta Express.

Nga kjo ministri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se pas hapjes së rrugëve ligjore, kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizim me insulina.

“Nis shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës. Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekësisë Familjare”, është thënë nga kjo ministri.

Kujtojmë se që disa muaj pacientët me diabet janë duke u ballafaquar me mungesë të insulinave.
Mungesë të tyre kohë pas kohe ka pasur edhe në barnatoret private.

Komento: