Gjendja e rënduar në Deçan, infermieri rrëfen vështirësitë në përballjen e parë me fluksin e të helmuarve

20:34 | 16 Korrik 2021

Infermieri në Deçan rrëfen vështirësitë në përballjen e parë me fluksin e të helmuarve.

Që nga data 11 korrik, rreth 2 mijë qytetarë të komunës së Deçan janë helmuar nga uji i pijshëm.

Për çdo ditë qindra pacientë po vazhdojnë të kërkojnë trajtim në QKMF në Deçan, gjë që ka bërë të sfidohet stafi mjekësor i këtij institucioni shëndetësor.

Nezir Luzhaj, kryeinfermier në QKMF në Deçan ka përshkruar për lajmi.net orët e para të përballes me fluksin e pacinetëve nga ky helmim.

“Ka qenë ditë e diele dhe kam qenë në bjeshkë. Kaur kam ra më poshtë më kanë ardh mesazhet se është një problem këtu në ambulantë dhe kam ardhë menjëherë këtu. Ka qenë një fluks i madh, i paparë. Atëherë, veç kemi fillu e jemi angazhu, i kemi thirr infermierët dhe doktorët, të gjithë kanë ardhë prej pushimit. Na ka vështirësua pak e diela sepse njerëzit kanë qenë nëpër bjeshkë dhe nuk ka pas valë telefoni, por jemi gjind”, ka thënë ai

E, pavarësisht kësaj, ai thotë se panik nuk kishte.

“ Nuk ka pas panikë. Stafi ka qenë shumë i përgatitur. Ka pas mund shumë, shumë ka pas mund, por ja kemi dal shumë mirë.

Ai ka treguar se në ditët e para këtij fluksi të pacientëve, ka pas shumë mungesë të branave esenciale në këtë QKMF.

“ Shumë pak kemi pas. I kemi anagazhu barnatoret private. Pacientët të gjithë i kanë ble barnat në ditën e parë deri të martën, kur na kanë ardhë prej ministrisë”

Për Luzhajn të gjitha rastet e këtij helmimi masiv, kanë qenë të sikletshme.

“Kanë qenë të sikletshme sepse kanë qenë me vjellje, me barkqitje. Të gjitha kanë qenë të sikletshme”, ka shtuar ai.

Komento: