S’ka fond Komuna e Prishtinës për kompensim të dëmeve

22:41 | 19 Korrik 2021

Komuna e Prishtinës nuk ka fond për kompensim të dëmeve.

19 bodrume të shtëpive janë vërshuar nga uji në komunën e Prishtinës, si pasojë e reshjeve të shiut që ranë të dielën pasdite.

Ekipe të emergjencave në drejtorinë e shërbimeve publike, të hënën dolën në terren gjatë gjithë ditës për të parë dëmet e intervenuar aty ku pati nevojë.

Ndonëse dëme ka, komuna ende s’ka fond emergjent tash e 21 vite për kompensim.

Drejtoresha e shërbimeve publike, Medina Braha, tha se ka kërkuar nga komuna që të krijohet një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e po ashtu edhe fondi emergjent.

Komento: