Abbott uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

13:53 | 20 Korrik 2021

Edhe ambasadori Abbott uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Abbott përmes një postimi në Facebook, ka uruar që festa e Kurban Bajramit të sjellë shëndet e paqe.

“Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha). Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka thënë ai.

Ndryshe, besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Komento: