Pal Lekaj thotë se Qeveria ka dështuar në procesin e vaksinimit

10:56 | 21 Korrik 2021

Lekaj për procesin e vaksinimit: Qeveria Kurti ka dështuar.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në procesin e vaksinimit.

Ai tha se ky dështim ka ardhur pasi qeveria nuk ishte e hapur për bashkëpunim, transmeton klankosova.tv.

“Qeveria ka fillu t’i marrë meritat për vete dhe nuk ka lënë akter të tjerë të marrin pjesë në këtë proces, ka dështu”, tha Lekaj.

Ai tha se në këtë proces është bërë një keqmenaxhim, pasi qytetarët janë koncentruar për vaksinim vetëm në qendra të mëdha dhe nuk janë shfrytëzuar Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse shkaktoheshin tollovi të mëdha nëpër qendrat e vaksinimit.

”Nuk e kanë përdorë infrastrukturën e Qendrave të Mjeksisë Familjare për të bërë imunizimin”, shtoi deputeti i AAK-së.

Lekaj gjithashtu tha se është krijuar një terr informativ sa i përket procesit të furnizimin me vaksina, prandaj një pjesë e qytetarëve hezitojnë që të vaksinohen.

Komento: