Hamza: Derisa nuk ndryshon qasja e partisë në pushtet, PDK s’mund t’i përkrahë as marrëveshjet ndërkombëtare

14:49 | 21 Korrik 2021

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Hamza: Derisa nuk ndryshon qasja e partisë në pushtet, PDK s’mund t’i përkrahë.

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit, për të dytën herë ka dështuar t’i votoj disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas nënkryetarit i Kuvendit dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deri sa nuk ndryshon qasja e partisë në pushtet, PDK nuk mundet t’i përkrah votimin e këtyre marrëveshjeve.

“Duke i parë ambiciet e qeverisë aktuale në pushtet që brenda një viti 2021 të rrisë borxhin publik për gjysmë miliardi euro. Kjo tregon se po futemi në një situatë ku do t’i ngarkojmë gjeneratat e reja me këto obligime pa asnjë sqarim të nevojshëm. Për këtë qëllim, Kushtetuta dhe Ligji për Borxhin Publik e ka paraparë që marrëveshjet ndërkombëtare financiare t’i kenë dy të tretat e votave në Kuvend. Ne si grup opozitar kemi kërkuar dhe po insistojmë të kërkojmë më shumë transparencë, më shumë detaje e më shumë llogaridhënie dhe më shumë përgjegjësi rreth për ngarkimin e gjeneratave të reja me borxh publik”, tha Hamza.

“Deri sa nuk ndryshon kjo gjendje edhe ky pozicion i partisë në pushtet, grupi parlamentar i PDK-së sigurisht që nuk mundet t’i përkrah. Ne kemi të drejtë si opozitë të kërkojmë sqarimet e nevojshme të secilës marrëveshje. Nëse rritet borxhi publik brenda një viti për 500 milionë euro, atëherë çfarë ndodh pas tri apo katër viteve”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit.

Komento: