Gazetari, Milaim Zeka, ka thënë se pesë deputetë të LVV-së pritet të krijojnë një grup opozitarizmi brenda Vetëvendosjes.
Pjesë e këtij grupi pritet të jetë edhe deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që ka patur pakënaqësi të mëdha me VV-në dhe kryeministrin Kurti.
Tutje Zeka në emisionin “Politiko” tha se edhe Lista Guxo do të bëjë një lloj opozite kundër VV-së.