Aksioni PSD-së: Kërkojnë shkarkimin e Hysen Durmishi

11:23 | 22 Korrik 2021

PSD me aksion, kërkojnë shkarkimin e Hysen Durmishi.

Partia Socialdemokrate është duke zhvilluar një aktivitet pranë ndërtesës “Rilindja”, raporton Express.

Në aktivitetin e zhvilluar pranë ndërtesës “Rilindja”, PSD ka vendosur fotografinë e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi në monedhën e “5 eurove”.

“Pas presionit të madh publik, pas aksionit të fuqishëm dhe guximit të mediave, zv.ministri Durmishi vendosi ta pezullojë. Kjo erdhi si rezultat i asaj që u zbulua se aty po bëhej hajni dhe krijim i monopolit”, tha anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta.

“Pezullimi supozon se aty është një shkelje dhe dëm i bërë. Ministri Aliu duhet të deklarohet, Qeveria duhet të deklarohet për këtë skandal, Durmishi duhet të shkarkohet”, shtoi ndër të tjera.

Kujtojmë, se para pak minutash, zëvendësministri Durmishi, ka njoftuar se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.

Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Komento: