Vdes në rrethana të dyshimta një burrë në Prizren, policia del në vendin e ngjarjes

09:52 | 23 Korrik 2021

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren

.

Policia në raportin 24 orësh ka thënë se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

“VDEKJE E DYSHIMTË

Prizren, 22.07.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Komento: