‘Nuk të ka hije, je nëna e dy fëmijëve”, Gjiko i reagon Elitës në veprimin që nuk i pëlqej artistit

23:01 | 23 Korrik 2021

Reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe që në momentin kur zyrtarizuan lidhjen e tyre ata kanë qenë në qendër të mediave rozë.

Dyshja janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme. Bota dhe Zëri padiskutim janë ato që kanë rrëmbyer vëmendjen dhe zemrat e të gjithë ndjekësve të prindërve.

Elita në çdo dalje të saj është mjaft e kuruar dhe për asnjë çast nuk duket se është mami i dy fëmijëve të mrekullueshëm. Ajo publikoi një fotografi të sajën me flokët e kapur në mënyrë fëmijërore, dhe Gjiko i tha se nuk i kishin hije.

Elita etiketoi Gjikon në postimin e saj ku shkruan me humor, ‘Gjiko po thotë nana e dy fëmijëve me kika nuk të kanë hije’.

Komento: