Mbappe ia thotë ‘troç’ Pochettinos planet për të ardhmen e tij

10:58 | 24 Korrik 2021

Mbappe ja thotë Pochettinos që të mos e llogarisë për këtë sezon.

Mediat franceze ka zbuluar se ka patur një takim mes ylli francez dhe trajnerit të PSG-s ku i është bërë e ditur dëshira për largim nga sulmuesi.

Kylian Mbappe thuhet se ka informuar trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, se ai nuk ka në plan të rinovojë marrëveshjen e tij aktuale e cila skadon verën e ardhshme, ndërsa Real Madridi po pret krahëhapur.

Pas kthimit të sulmuesit francez nga pushimet e tij, ai iu nënshtrua ekzaminimeve të tij mjekësore para takimit me trajnerin argjentinas, ku ai e bëri të ditur se qëndrimi i tij për të ardhmen nuk ka ndryshuar.

Megjithatë, Mbappe e bëri të qartë se ai nuk do të detyrojë një largim për shkak të respektit të tij për klubin, por nuk ka plane për të qëndruar në Paris përtej verës së vitit 2022.

Pochettino është i njohur për mbajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me të gjithë lojtarët e tij, siç u pa veçanërisht në Tottenham, me Dele Alli, Christian Eriksen dhe Harry Kane.

Mbappe është kthyer në stërvitje, por edhe përkundër faktit se pronarët e Katarit i kanë dhënë gjithçka nga pikëpamja financiare, qëllimi i tij është që të bashkohet me një klub të madh evropian për të garuar për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Komento: