Konfirmohet edhe viktima e tretë në aksidentin tragjik në Kroaci

21:08 | 25 Korrik 2021

Një 18-vjeçare nga Krusha e Madhe në mesin e viktimave nga aksidenti në Kroaci?

Në mesin e viktimave të aksidentit fatal në Kroaci të autobusit që po vinte nga Frankfurti për në Kosovë, është edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellancia nga Krusha e Madhe.

Klan Kosova ishte në vizitë në familjen e të ndjerës për të mësuar detaje nga ngjarja e rëndë, por të njëjtit nuk kanë pranuar të prononcohen para kamerës.

Mirëpo ka qenë daja i saj i cili ka shkuar në Kroaci dhe ka thënë se ka arritur që ta konfirmojë vdekjen e Anjezës.

E sipas burimeve jozyrtare, televizioni ka mësuar se deri në orët e vona të ditës së sotme familja e saj nuk kishte informatë për gjendjen e saj.

Komento: