
Isco është gati të largohet nga Real Madrid përpara fillimit të sezonit të ri dhe AC Milan është një nga klubet e interesuar për të.
Milani po kërkon një krijues të ri pas largimit të Hakan Calhanoglu në Inter dhe pas mbërritjes së Brahim Diaz në formë huazimi fillestar dy-vjeçar, tani Milan po kërkon edhe një lojtar të Realit.
Sipas medaive spanjolle, Isco nuk do të vazhdojë në Real Madrid në sezonin e ri dhe disa skuadra më të mira e kanë atë në sytë e tyre.

Raporti në të vërtetë rendit katër klube si të interesuara, përkatësisht AC Milan, Juventus, Everton dhe Liverpool, të gjithë kanë shfaqur interes për mesfushorin krijues Spanjoll.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Iscos në sezonin e ri. /ORAinfo/