
Milan ende shpreson të jetë në gjendje të nënshkruajë me Hakim Ziyech nga Chelsea para përfundimit të afatit kalimtar.
Carlo Laudisa – një gazetar nga La Gazzetta dello Sport – foli në kanalin e Carlo Pellegatti për Ziyech, duke konfirmuar se ai është objektivi ideal i Paolo Maldini për departamentin e sulmit, pasi ai mund të luajë si si krah i djathtë ashtu edhe si krijues, përcjell ORAinfo.

Edhe lojtari do të dëshironte një lëvizje në Milano, por duket se do të duhej të ishte një operacion huazimi, diçka e mundur vetëm në fund të gushtit nëse Blutë nuk gjejnë një zgjidhje tjetër së pari.
Milani po ecën me kujdes, duke e ditur se ardhja e reprezentuesit marok do të lejonte që departamenti sulmues të bënte një kërcim në cilësi duke pasur parasysh përvojën e tij në Ligën e Kampionëve, një kompeticion ku Rossonerët do të kthehen për herë të parë në shtatë vjet. /ORAinfo/