Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë ka ndikuar edhe në rritjen e rasteve aktive.
Në 24 orët e fundit, në 2 mijë e 443 testime, pozitiv kanë rezultuar 72 persona.
Në total, numri i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në 302, shkruan lajmi.
Ndërkohë, deri sot janë vaksinuar 130 mijë qytetarë me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Nga fillimi i pandemisë, janë shëruar 105 mijë persona nga COVID-19.