Xhaka rikthehet te Arsenali, por çfarë po ndodhë me të ardhmen e tij?

18:44 | 31 Korrik 2021

Xhaka fillon stërvitjet me Arsenalin, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë!

Granit Xhaka ka filluar sot stërvitjet me Arsenalin, derisa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, shkruan Zeri.info.

Xhaka ishte nga ata futbollistët që pushimet i kishte të rezervuara për më vonë, pasi që mori pjesë në “Euro 2020” me Zvicrën.

Mesfushori nga Kosova sot ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës, teksa klubi i Arsenalit ka bërë një postim të veçantë për të.

“Mirë se u ktheve, Granit” – thuhet në postimin e faqes zyrtare të klubit londinez në “Twitter”.

Kujtojmë se për 28-vjeçarin është raportuar se ka arritur marrëveshje personale me Romën, por që një marrëveshje mes klubeve ende mungon.

Në anën tjetër, nga dita e djeshme nga mediat angleze po raportohet se Arsenali i ka ofruar kontratë të re prishtinasit.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Granit Xhaka do të vazhdojë me Arsenalin, apo do të transferohet te Roma.

Komento: