Lajm tmerrues: Ylli i Kosovës këput ligamentet

18:54 | 31 Korrik 2021

Lajm shumë i keq për Kosovën, kjo i ndodhi lojtarit kryesor.

Arbër Zeneli i këput sërish ligamentet, do të operohet.

Reims njofton se Arbër Zeneli ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen përgatitëse të parasezonit ndaj Auxerre.

Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që treguan edhe lëndimin e yllit tonë.

Ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të dihet se sa gjatë do të mungojë jashtë fushave të blerta.

Një lëndim të tillë mesfushori kosovar e pati në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës gati një vit.

Komento: