Saul e di se ku dëshiron të luajë sezonin e ri

20:33 | 31 Korrik 2021

Garë e ashpër mes Liverpoolit dhe Man Utd për transferimin e Saul.

Mesfushori Saul Niguez duket se karrierën do ta vazhdojë në Angli.

Sipas ‘The Mirror’, e ardhmja e Saulit do të jetë në Angli.

Interesim për mesfushorin kanë shfaqur prej kohësh Liverpooli dhe Man Utd.

Raportohet se agjentët e futbollistit do të jenë në Angli të dielën për të biseduar me dy gjigantët anglez.

Mbetet të shihet se cili klub do ta fitojë garën për transferimin e spanjollit, që ka një çmim prej rreth 40 milionë euro.

Komento: