
Pyetet për kthimin e Pjanic, trajneri i Juventusit lançon një “regjisor” tjetër.
“Ai thjesht duhet të bindë veten, por nga potenciali që ka, Ramsey mund të bëhet një top-lojtar”. Kjo është përgjigjja e Massimiliano Allegri mbi pyetjet në lidhje me rikthimin e mundshëm të Pjanic te Juve.
“Aaron është tashmë i mirë në leximin e lojës, po ashtu ka gjeometri dhe pastërti të lojës. Nëse beson te vetja, ai mund të bëhet një regjisor i shkëlqyer, – thotë trajneri pas fitores 2-1 në Monza, që iu dha bardhezinjve “Trofeun Luigi Berlusconi”.
– Merkatoja bëhet nga klubi dhe Pjanic tani është një lojtar i Barcelonës. Ndërkohë, Ramsey luajti një ndeshje të shkëlqyer sonte para mbrojtjes, mund të jetë shumë i rëndësishëm për ne, do ta bindim për këtë, – shtoi me buzëqeshje trajneri nga Livorno. – I thashë gjithashtu që në atë pozicion vrapon më pak”.
“Shkop dhe karotë” për shumë lojtarë të rinj, të rreshtuar nën urdhërat e tij, duke filluar me një nga më të rëndësishmit: “Kulusevski është i mirë dhe ka cilësi, por është i datëlindjes 2000 dhe ende ka nevojë të përmirësohet, për shembull në mënyrën me të cilën e kërkon golin.
Ai hyri dhe luajti një pjesë të mirë të dytë. Kemi të rinj të mirë, por është normale që atyre u mungon ende pak përvojë”.
Dhe “djemtë e mëdhenj” që po rikuperon mund ta ndihmojnë Allegrin: “Ronaldo është kthyer, Dybala po shërohet në më të mirën e tij dhe nga e hëna do të jetë me ekipin. Të tjerët do të arrijnë nga pushimet dhe ne praktikisht do të kemi njëzet ditë për t’u përgatitur për sezonin”.