Mposht PSG-në, Lilla fiton Superkupën e Francës

22:34 | 01 Gusht 2021

Lilla fiton Superkupën e Francës.

Lilla ka arritur të dal triumfojë ndaj PSG-së në Superkupën e Francës.

Kampioni i Francës ia doli të mposht “Parisienët” me rezultat minimal 1 – 0.

Golin që doli të jetë i vetmi në këtë përballje u shënua nga Xeka, që në fakt ishte supergol nga distanca në fundin e pjesës së parë (45′).

Ndërkohë, PSG-ja gjeti golin përmes Mauro Icardi që u asistua nga Georginio Ëijnaldum, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, tani Lille e nis sezonin në mënyrën më të mirë dhe do provojë të arrijë suksesin e edicionit të kaluar duke fituar Ligue 1.

Ndërkohë, kujtojmë se PSG-ja ishte pa disa nga top yjet si Kylian Mbappe, Neymar, Sergio Ramos dhe disa të tjerë.

Komento: