Shkoi për t’u kënaqur në aheng në Pejë, por ia vjedhin çantën e dorës

09:44 | 02 Gusht 2021

Pejë: Shkoi për t’u kënaqur në aheng, por ia vjedhin çantën e dorës.

Një femër me shtetësi të Malit të zi ka raportuar në Polici se sa ishte në një aheng, i është vjedhur një çantë dore.

Sipas saj, në çantë kishte para të gatshme dhe stoli ari.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Pejë, kurse rasti vazhdon të hetohet.

“Pejë, 31.07.2021 – 23:00. Viktima femër shtetase e Malit të Zi, ka informuar se për deri sa ishte në një aheng i është vjedhur një çantë dore. Sipas viktimës, në çantë kishte para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante”, njofton Policia.

Komento: