Përfundon telenovela, këtë fanellë do ta vesh Belotti sezonin e ri

21:02 | 04 Gusht 2021

Andrea Belotti do të qëndrojë në Torino nëse nuk merr një ofertë të mirë nga tre gjigant evropian.

Në mesin e tyre që Belotti preferon të transferohet është edhe Milan.

Kuqezinjtë janë të lidhur me një ofertë të mundshme për Belottin çdo verë dhe kanë qenë që nga viti 2017, por tani që kapiteni i Torinos ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij ofertat për të janë zbehur, përcjell ORAinfo.

Sipas një raporti nga La Stampa, 27-vjeçari aktualisht po lufton me një rinovim të komplikuar, por për momentin vetëm pala ruse Zenit St. Petersburg ka dalë me një ofertë konkrete për të.

Ndërsa Milan, Inter dhe Roma ende nuk kanë lëvizur në adresë të lojtarit.

Prandaj, mundësia e qëndrimit të tij në Torino për një vit tjetër të paktën tani është shumë më e
mundshme sesa disa ditë më parë. /ORAinfo/

Komento: