Grealish arrin në Manchester, nesër pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore

21:27 | 04 Gusht 2021

Jack Grealish është afër të zyrtarizohet si lojtar i Manchester Cityt.

Jack Grealish është shumë afër të transferohet në Manchester City për një shumë rekorde prej 100 milionë euro.

Grealish në rast të kompletimit të transferimit të tij tek “Citizens” do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori të Premierligës.

Sipas mediave angleze, Grealish është nisur sot me aeroplan drejt qytetit të Manchesterit dhe nesër pritet që të përfundojë vizitat mjekësore ku më pas do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Manchester Cityt.

Gazetari italian, Fabrizio Romano theksoi se transferimi i Grealish është afër dhe mungojnë vetëm detajet e fundit të marrëveshjes.

Komento: