
Shpresat e Annika Schleu-t për të fituar një medalje në pesëgarësh u shuan në mënyrën më të keqe pasi kali i saj Saint Boy nuk donte që të kërcente nëpër pengesa.
Schleu, e cila përfaqëson Gjermaninë në Tokio, e nisi eventin duke kryesuar dhe pritej që të rrëmbente medaljen e artë, por ajo u rëndit shumë shpjet disa vende më poshtë pas problemit me kalin.
Mesa duket kali i saj ishte i trembur përpara se të futej në arenë dhe vijoi të vinte vërdallë duke refuzuar që të bënte kërcime në disa prej pengesave.
31-vjeçarja Schleu u shfaq me lot në sy përpara se të niste performancën. Ajo u mundua që ta bënte kalin e trembur që të bashkëpunonte por përpjekjet e sa rezultuan të kota.