“Messi duhet të transferohet te Juventus, të luajë përkrah Rondalos “

10:28 | 07 Gusht 2021

Lionel Messi,duhet të shkojë në Serie A dhe të nënshkruajë për Juventusin në mënyrë që të luajë përkrah Cristiano Ronaldos, ka pohuar James Rodriguez, duke shtuar se do të ishte një dyshe “ëndërr” për tifozët e futbollit.

Argjentinasi është një lojtar i lirë pasi rinovimi i tij i pritur me Blaugrana dështoi të materializohet, me Paris Saint-Germain që mendohet të jetë destinacioni i tij më i mundshëm i ri përpara Manchester City, përcjell ORAinfo.

Por tani ylli i Evertonit, Rodriguez, është shprehur se sulmuesi duhet të kalojë në Torino dhe të lidhet me ish -shokun të Real Madridit, Ronaldon dhe në këtë mënyrë do të ishte dyshja fantastike në histori të futbollit./ORAinfo/

Komento: