ZYRTARE: Lojtari largohet nga Manchester United dhe i bashkohet rivalit nga Liga Premier

14:20 | 08 Gusht 2021

Aston Villa kanë siguruar edhe një përforcim për sezonin e ri që po afron.

Lojtari i Manchester United, Axel Tuanzebe, do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villa, në formë huazimi, përcjell Periskopi.

Lojtari do të jetë me fanellën e Villas deri në qershor të vitit 2022.

Marrëveshja tashmë është zyrtarizuar dhe lojtari pritet të ketë më shumë hapësira te skuadra e re.

Mbrojtësi ishte pjesë kyçe e Aston Villa në kohën kur këta të fundit siguronin rikthimin në Premier League.

Komento: