
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi është një objektiv kryesor për Romën e Jose Mourinhos, raporton Gazzetta dello Sport.
Me Edin Dzeko me sa duket në rrugën e tij drejt Interit për të zëvendësuar Romelu Lukaku, Giallorossët janë të etur për ta zëvendësuar atë me Icardi, i cili nuk është i huaj për të shënuar gola në Serie A,përcjell ORAinfo.
Gianluca Scamacca e Sassuolo, Haris Seferovic i Benfica, Sardar Azmoun i Zenit dhe Alexandre Lacazette i Arsenalit janë gjithashtu opsione./ORAinfo/