
Mesfushori i Milanit, Franck Kessie pritet të bashkohet me Rossonerët në ditët në vijim dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re në San Siro.
La Gazzetta dello Sport raporton se Kessie, kontrata e së cilës me Diavolo skadon në qershor 2022, pritet në Milanello në ditët e ardhshme, përcjell ORAinfo.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kërkuar një pagë me vlerë 7 milionë euro në sezon dhe Milani është gati të ofrojë 6 milionë euro plus bonuse për nënshkrimin e tij.

Bonuset janë gjëja e fundit për të përcaktuar para rinovimit të shumëpritur midis dy palëve, sipas gazetës.
Kessie ka 184 paraqitje konkurruese me Rossonerët, duke shënuar 30 herë në këtë proces./ORAinfo/