PO PO, Messi merrë ofertë konkrete nga PSG

19:42 | 08 Gusht 2021

Lionel Messi ka marrë një ofertë zyrtare dyvjeçare nga Paris Saint-Germain.

Klubi francez i ka ofruar Messit një marrëveshje fillestare dyvjeçare, që mendohet të jetë me vlerë 25 milionë funte në vit pas taksës, dhe fituesi gjashtë herë i Topit të Artë dhe përfaqësuesit e tij tani po e shqyrtojnë dhe po e konsiderojnë me kujdes këtë ofertë, përcjell ORAinfo.

Messi gjithashtu ka dy opsione të tjera të mundshme pas largimit nga Barcelona, ​​por PSG mbetet favorit për të nënshkruar me të.

Reprezentuesi argjentinas ka folur drejtpërdrejt me trajnerin e PSG -së Mauricio Pochettino këtë javë për të lëvizur në kryeqytetin francez.

Komento: