Askush nuk do të besonte, ky klub po e kërkon transferimin e Adnan Januzajt

20:51 | 09 Gusht 2021

E ardhmja e Adnan Januzajt mbetet e paqartë.

Kampioni i Belgjikës, Club Brugge po interesohet për shërbimet e sulmuesit të krahut, kosovarit Adnan Januzaj.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet belge. Bëhet e ditur se Brugge tashmë ka kontaktuar si Januzajn, ashtu edhe skuadrën e Real Sociedadit.

Te Brugge janë të vendosur për ta transferuar Januzajn gjatë kësaj vere.

Januzaj ka kontratë me Sociedadin deri në vitin tjetër, kurse së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi.

Komento: