‘Sërish bashkë’, Neymar i lumtur për transferimin e Messit

15:40 | 10 Gusht 2021

Superylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka bërë konfirmimin e radhës për kalimin e Lionel Messit te skuadra franceze.

Dyshja, që ka luajtur për disa vite bashkë te Barcelona, do të ribashkohet pasi Messi i dha fund karrierës te Barça javën e shkuar.

Messi tashmë është nisur drejt Parisit, ndërsa Neymari në Instagram ka bërë një postim ku videos së tij duke u përqafuar me Messin ia ka shtuar shkrimin “sërish bashkë”.

Komento: