
Sulmuesi i Baselit, Edon Zhegrova pësoi lëndim në ndeshjen e fundit.
Pas dy super paraqitjeve në xhirot e para, ylli kosovar fatkeqësisht pësoi lëndim në këmbë.
Mirëpo, Zhegrova përmes një postimi ka dhënë lajmin e mirë që operacionin e ka kaluar mirë.
“Operacioni shkoi mirë, faleminderit për mesazhet e mira të gjithëve, mezi pres të rikthehem në fushë sërish. Rikthehem më i fortë se kurrë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Zhegrova nuk do jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e shtatorit shkaku i lëndimit.